Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

| rinovuar më 20-07-21 1.09.MD
Foto: BGNES

Mocioni i pestë i mosbesimit kundër qeverisë së Bojko Borisovit nuk arriti ta rrëzojë pushtetin. Mocioni dështoi në saje të votave të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.

“Pro” rrëzimit të qeverisë votuan 102 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. “Kundër” ishin 124 deputetë nga koalicioni i shumicës në pushtet. 11 deputetë abstenuan.

BSP kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverisë më 16 korrik për shkak të korrupsionit, në sfondin e protestave të përditshme në vend, që këmbëngulin për dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev.

Pas votimit deputeti nga GERB Manuill Manev iu drejtua opozitës me fjalët se e majta i ka gënjyer njerëzit e rinj, të cilët protestojnë jashtë, dhe se duan që ta shkatërrojnë shtetin. Spas Gërnevski, gjithashtu nga GERB, shpalli se protestat janë një provë pa precedent për revoltë kundër qeverisë së ligjshme”.

Sipas deputetit nga BSP Valeri Zhabljanov tendenca për zgjedhje të parakohshme po mbetet. “Në qoftë se në të vërtetë doni që t’i kuptoni motivet e protestave, atëherë bëni një analizë të hollësishme  politike dhe sociale, sepse pas disa muajsh do të gjendeni në vigjilje të zgjedhjeve”, tha Zhabljanov.

Protestuesit, të cilët bllokuan lëvizjen në bulevardin “Car Osvoboditel” /“Mbreti Çlirimtar”/, thërrisnin “dorëheqje” pas shpalljes së rezultateve të mocionit. Nuk ka befasime, të gjithë e prisnim këtë. Kjo votë mosbesimi nuk ka aspak lidhje me votën tonë. Jona do të vazhdojë, deklaruan para BNR-së përfaqësuesit e protestuesve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD
Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum

Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare

Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..

botuar më 24-06-03 3.52.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..

botuar më 24-05-31 2.47.MD