Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...