Vrapuesja më e mirë bullgare Ivet Lalova-Collio përsëri triumfoi në turneun e atletikës së lehtë në Rieti. Në qytetin italian ajo fitoi në vrapimin në distancën 100 metra me 11.31 sekonda. Vrapuesja jonë triumfoi gjithashtu edhe në 200 metra me rezultat 23.22 sekonda. Starti tjetër i Ivet Llalovës është për Ligën e Diamantit në Monako më 14 gusht.
Tek meshkujt në distancën 100 metra Petër Peev mbaroi garën i dytë me rezultat 10.50 sekonda.Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..