Dita e 21 e demonstratave antiqeveritare do të kalojë nën shenjën e protestës-miting mbarëkombëtar në Sofje. Afro 12 mijë kanë reaguar në apelin e drejtuar në rrjetin social Facebook “Të shpojmë pushtetin e shurdhër me zërin tuaj!”. Si ora e fillimit është shpallur ora 19.00, por organizatorët deklarojnë se pas mitingut fillon “vakanca” e tyre-në një kamp në trekëndëshin e pushtetit përpara Këshillit të Ministrave deri në marrjen e dorëheqjeve të dëshiruara (të qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm të Bullgarisë).
“Po vazhdoj të shikoj një qeveri të delegjitimuar, e cila shumë vështirë do të qëndrojë në pushtet” tha politologu Milen Ljubenov përpara programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.
Ai mendon se, “qeveria vështirë mund të mbahet deri në zgjedhjet e rregullta (gjatë muajit mars të vitit 2021). Ka 16 ndryshime në kuadrin e 3 vjetëve e gjysmë. Ka një mungesë të kapacitetit dhe një delegitim serioz. Në këtë kuptim protesta deri tani kishte sukses në këtë se, Bullgaria është qendër e vëmendjes ndërkombëtare, kurse fokusi është korrupsioni”.
Çdo një qytetarë ka simpatitë e veta politike dhe partiake. Është e dukshme se protesta është civile, thotë Milen Ljubenov.
Në protestat takova njerëz, të cilët nuk jetojnë thjesht me ëndrra, por këmbëngulin dhe kërkojnë një të ardhme tjetër për Bullgarinë” - thotë dirigjenti bullgar me njohje ndërkombëtare Jordan Kamxhallov. Një pjesë e madhe nga jeta krijuese dhe personale e maestros ka kaluar jashtë Bullgarisë, por flamuri kombëtar është kauza, e cila e drejton në demonstratat antiqeveritare në Sofje.
“Në Bullgari mjerimi është absolut”, thotë dirigjenti në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare dhe e ngjason atdheun me situatën aktuale të “Titanikut i cili është duke u fundosur”.
Është kategorik se, si strukturë dhe si organizim i protestës ka mosmarrëveshje të mëdha, por po kështu e gjen si pa alternativë domosdoshmërinë prej një ndryshimi radikal në qeverisjen e Bullgarisë
Thotë se, nuk ka frikë për të ardhmen e 5 fëmijëve të vet dhe kujtohet për të kaluarën, kur ka qenë në po këtë shesh kur ka qenë nxënës në klasën e tretë gjatë vitit 1989/ në fillim të ndryshimeve demokratike tek ne/, bashkë me babanë e tij.
“Shikoni, mua nuk më intereson nëse fëmijët e mi do të hanë një bukë më të shtrenjtë apo më të lirë. E vërteta është se ka nevojë prej një ndryshimi radikal në çdo një drejtim. Problemet janë shumë të vjetra, thjesht tani ato janë fryrë dhe njerëzit kanë vendosur që të bëjnë diçka.”
Sipas fjalëve të tij organizatorët e protestës bëjnë gabime, duan diçka por në një mënyrë të papjekur, brutale dhe agresive.
“Çfarë bëjmë-derdhim një kovë me ujë të përzier me baltë dhe shtiem një kovë tjetër e cila është me më pak baltë....Bullgarisë i duhet një ujë absolutisht të pastër. Asaj nuk i duhen më kompromise në çdo një drejtim”. Muzikanti i përcakton ndërrimet në qeveri si kozmetike: “Unë fare nuk interesohem nga kozmetika. Kam nevojë prej ndryshimeve përfundimtare dhe të thella. Nuk e di se kush do t’i realizojë, por në qoftë se deri në vitin 2025 kjo nuk do të rastis, që të gjithë ne do të humbasim shumë. Mendoj se populli bullgar duhet të fillojë të mblidhet dhe të shqyrtojë se çfarë dhe si secili mund të japë... Nuk mund të jemi një publik i shkatërrimit të këtij vendi. Ne, që të gjithë bashkë duhet të marrim iniciativën dhe jo vetëm thjesht të protestojmë, por të rinovojmë me një shembull personal vendin....Në protestat shikoja njerëz si unë, të cilët nuk interesohen nga gjeometrit partiake. Njerëz , të cilët duan thjesht një jetë më të denjë dhe adekuate, një Bullgari më të denjë, më adekuate, më të pastër dhe jo Bullgaria që shembet”.
Përpiluese: Elena Karkallanova/ në bazë të intervistës së Diana Donçevës dhe Ljudmilla Zhelezova-programi “Horizont” i RKB.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..