Më 2 gusht të vitit 1903 shpërthen Kryengritja e Ilindenit, e konsideruar si një pikë kulmore në lëvizjen nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene. Ajo është fryt i intrasigjencës së popullit bullgar kundra vendimeve të Kongresit të Berlinit nga viti 1878, kur Fuqitë e Mëdha përcaktojnë që këto dy krahina të mbeten jashtë kufijve të Bullgarisë së çliruar nga sundimi pesëshekullor Osman.
Është formuar një rrjet i dendur i komiteteve revolucionare në tokat e mbetura nën drejtimin e sulltanit, kurse disa vjet më vonë është vënë fillimi i lëvizjes guerile e cila ka kontribuar për përgatitjen e kryengritjes.
Gjatë janarit të vitit 1903 në Kongresin e Selanikut të VMORO është marrë vendim për kryengritje. Ajo shpërthen në Rrethin Revolucionar të Manastirit në Maqedoni në festën kishtare të Shën Ilias më 2 gusht /sipas stilit të vjetër/, që ku vjen dhe emri i saj. Në ditën e shndërrimit të Zotit-19 gusht/ sipas stilit të vjetër/, kryengritja shpërthen dhe në Edrene. Rebelët mundin të çlirojnë qytete të shumta në rajonin e malit Stranxha dhe qytetet buzë detit Carevo dhe Ahtopoll.
Më shumë për këto ngjarje historike dhe momentet e tyre kulmore-shpalljen e republikave Krushevo dhe Stranxha, lexoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë, kushtuar Kryengritjes së Ilindenit.
Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..
Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..
16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..