Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U bllokuan dy autostrada në Bullgari

Bllagoevgrad E-79
Foto: BGNES

Në daljen e qytetit Stara Zagora drejt autostradës “Trakija” lëvizja akoma është e bllokuar, transmetoi korrespondenti i RKB-së. Shtetasit e pakënaqur mbeten në vend përderisa nuk do t’i lejojnë të realizojnë një protestë me vetura. Ata insistojnë për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeprokurorit dhe shpresojnë që sot pranë tyre do të bashkohen më shumë njerëz.

Ndërkohë afro 50 protestues bllokuan pjesërisht autostradën E-79 pranë qytetit Bllagoevgrad. Sipas informacionit të RKB-së ekipe policore herë pas here ndihmojnë që automobilat të lëvizen në të dy drejtimet. Kjo e vështirëson lëvizjen për në Greqi dhe për në Sofje dhe si rezultat formohen rreshta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD