Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë ka kaluar përmes qytetit Mezdra, para kësaj edhe përmes qyteteve Vidin, Dunavci, Llom Kozlloduj, etj. Pritet që në kuadrin e një jave ai të kalojë tërë itinerarin.
Vlladimir Stavrev ka qëllim të kalojë trasenë më të gjatë turistike në Bullgari – itinerarin për çiklistë “Danubi Ultra”, që të popullarizojë mbi 100 vendbanimet në trase.
Në sajtin e organizatorëve ka një hartë ku vëzhgohet online lëvizja e vrapuesit.Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..
Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..
Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..
30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë..