Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.
“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.
Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..