Biznesi pezullon projektet investuese, tha para BNR-së Kryetari i Dhomës Ekonomike Tregtare Cvetan Simeonov.
Tashmë ka tkurrje të prodhimeve, do të fillojnë shkurtime. Masa 60:40 nuk ndikoi në mënyrën më të mirë. Del se ata që punojnë marrin 100 prej pagës së tyre. Ata që nuk punojnë – edhe ata marrin 100% prej pagës.
Në kushtet e mungesës së stabilitetit politik biznesi shqetësohet edhe për aplikimin e masave ndihmëse në ekonomi. Kjo që e tremb biznesin janë sinjalet e shumta për praktika korrupsioni në Bullgari. Këto firma, të cilat tashmë kanë investuar, e kanë përballuar këtë barrierë korrupsioni, por për të tjerat kjo është stres dhe shqetësim, tha gjithashtu Simeonovi.Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...