Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

60% ulje në turizëm që nga fillimi i vitit

Ministrja Marijana Nikollova
Foto: arkiv

Për shkak të pandemisë Bullgaria konstaton ulje të numrit të turistëve ndërkombëtarë që nga fillimi i vitit, bëri të ditur në Plovdiv Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova. Ka 70 000 rezervime në bregdetin tonë për turistë nga Turqia, Izraeli, Moldavia dhe Bjellorusia, por duhet të ndërmerren masa për mbërritjen e tyre, tha Nikollova.

Zëvendëskryeministrja kritikoi modelin e deritanishëm të zhvillimit të turizmit bullgar. Nuk mund të reklamohemi vetëm si një vend me turizëm të zhvilluar veror dhe dimëror. Ne duhet të prezantohemi si një destinacion me kushte për turizëm gjatë tërë vitit, është kategorike Nikollova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD