Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Të dhënat janë për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%.
Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative.
70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..