Sipas analizës së Dhomës Tregtare Industriale Bullgare masat e qeverisë "60/40" dhe "80/20" në përkrahje të biznesit nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë. Nuk është e drejt që punonjësi i cili nuk është në punë të marrë 100 për qind të pagës, sa merr edhe ai i cili punon, mendojnë ekspertët. Sipas tyre duhet të ketë reduktim të shpërblimit të atyre, të cilët për shkak të situatës së tanishme nuk kanë mundësi të punojnë, që të kenë stimul të kërkojnë punë dhe të ketë prodhim në vend.
Në qoftë se nuk stimulohen sipërmarrësit për të rikthyer veprimtarinë e tyre të zakonshme megjithë kushtet e vështira të punës në gjendjen epidemike, papunësia në vend do të vazhdojë të rritet.
Sipas masës “60/40”, ose 80/20” një pjesë e shpërblimeve për punonjësit që nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të punës për shkak të koronavirusit paguhet nga shteti, ndërsa pjesa tjetër nga punëdhënësit. Qëllimi është që firmat t’i ruajnë nëpunësit e vet, megjithë krizën.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..