Zjarret e mëdha në bashkitë e Svilengradit dhe Topollovgradit tashmë janë kufizuar nga tri anët. Këtë e bëri të ditur në një brieing në fshatin Studena kryekomisari Nikollaj Nikollov, shef i drejtorisë “Siguria zjarrfikëse dhe mbrojtja e popullsisë”. Sot do të punohet për kufizimin e frontit të zjarrit midis fshatrave Matoçina dhe Varnik në malin Sakar, të cilat janë një kolometër larg kufirit turk.
Zjarri nuk ka prekur vendbanimet e populluara. Nuk ka njerëz të plagosur, ose të vrarë. Sipërfaqja e prekur nga zjarri është mbi 50 mijë dynymë. Këto janë barna dhe shkurre të thata, por në disa vende ka masive pishe.
Është shuar zjarri te fshati kufitar Lesovo, informoi policia në Jamboll. Zjarri ka vazhduar në vazhdim të 48 orëve dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 11 000 dynymësh, kryesisht barna dhe shkurre të thata, njoftojnë korrespondentët e BNR-së.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..