Aksioni i Prokurorisë në Presidencë dhe aksioni i Hristo Ivanovit në Rosenec, të cilat i provokuan protestat, janë vetëm xixa shpërthyese e pakënaqësisë së grumbulluar gjatë viteve të kaluara. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Hristo Pançugov. Sipas tij një prej sukseseve të protestës është kthimi i ndjenjës së qytetarëve bullgarë se mund të kontrollojnë dhe ta ndryshojnë politikën bullgare. Prandaj ai është i mendimit se protestat nuk do të ndalojnë, ndërsa shtyrja e dhënies së dorëheqjes është një hap taktik deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Hristo Pançugovit aktualisht Kryeministri Bojko Borisov paguan çmimin e imazhit të tij të krijuar gjatë viteve se zbaton rekomandimet politike të një ose tjetër interesi privat në Bullgari.Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..