Në moshën 87 vjeç vdiq trajneri i madh i basketbollit bullgar Ivan Kolev, njoftoi Federata e Basketbollit. Në qytetin e tij të lindjes Botevgrad Ivan Kolev arriti ta shndërrojë basketbollin nga një lojë për dëfrim në një spektakël të vërtetë sportiv.
Në vitin 1970 ai fitoi Kupën e Bullgarisë me skuadrën e Ballkanit. Katër vjet më vonë – në vitin 1974 për herë të parë e “eksportoi” titullin e kampionit jashtë Sofjes. Në vazhdim të disa viteve Ivan Kolev ishte trajner i kombëtares së basketbollit për meshkuj në Bullgari, me të cilët arriti të fitojë medaljet e bronzta në Kupën Botërore në Kolumbi.Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..