Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 ide për një fundjavë të paharrueshme në rrethinat e qytetit Bellogradçik

Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Bellogradçik është një qytet i vogël, i vendosur ndër shpatat e malit Stara Pllanina në Bullgarinë Veriperëndimore. Ai është i njohur me çuditë e tij natyrore si dhe me mundësitë për një pushim aktiv në ajër të pastër. Shikoni 7 propozimet tona sesi të kaloni një fundjavë të paharrueshme në këtë pjesë piktoreske të veriperëndimit bullgar:

1. Vizitoni shkëmbinjtë e Bellogradçikut si dhe kalanë e vjetër - një nga vendet më emblematike të Bullgarisë. Jo rastësisht ai qe përcaktuar në konkursin botëror për zgjedhjen e shtatë mrekullive të reja natyrore të botë.Shkëmbinjtë janë të kurorëzuar nga një kështjellë antike me një histori të pasur dhe interesante. Nga sheshi nga i cili mund të bëhen vërejtje të ngurtësisë hapet një pamje marramendëse ndaj formimeve shkëmbore, të cilat u përngjajnë figurave të ndryshme me emra si: Hajduti Vellko, Madona, Kalorësi, Murgjit e të tjera.

2. Vizitoni shpellën “Magura”

Në afërsi me qytetin Bellogradçik gjendet shpella “Magura” e njohur me pikturat e veta të lashta murale. Supozohet se ato janë në moshë midis 5 dhe 12 mijë vjet. Pamjet në fjalë rikrijojnë skena primitive të gjahut, kafshë, bimë dhe monedha nga jeta e njeriut të lashtë. Mes pikturave më kureshtare nëpër muret shpellore është Kalendari Diellor Vjetor nga eneoliti i vonë. Shpella “Magura” është mes shpellave më të mëdha në Bullgari, ku gjatësia e galerive të zbuluara deri tani është afro 2500 metra.  

3. Njihni jetesën e torllakëve

Në rajonin e Bullgarisë Veriperëndimore, në këtë numër dhe të krahinës së Bellogradçikut, jeton një komunitet shumë interesant me mënyrën e vet interesante dhe specifike të jetesës dhe të kulturës dhe me një dialekt tepër të veçantë. Gjellët e shijshme pa mish janë emblematike për banuesit vendas! Në fshatin Stakevci rreth qytetit Bellogradçik do t’ju qerasin me një “uthull” torllake - një lloj sallate me spec të thatë, kastravec, kopër, hudhër të njomë ose me një “përzheno shlopavo” - një jahni e shijshme me qepë, djathë, miell, ujë dhe....sheqer.

4. Për adhuruesit e verës

Qyteti Bellogradçik është i njohur për regjionin e verës. Njohësit pohojnë  se për nga kushtet e veta të tokës dhe kushtet klimatike varietetet vendase afrohen deri tek këto të krahinës franceze Shampan. Mes tyre këtu, në bazë të një teknologjie klasike, prodhohet vera më e mirë natyrale e gazuar. Dhe kudo propozohen degustime për turistët.

5. Fluturoni me balonë mbi shkëmbinjtë e Bellogradçikut

Ky është një nga atraksionet më të reja, të cilat gëzojnë një interes të madh. Fluturimet, me një kohëzgjatje rreth 1 orë, realizohen në mëngjes herët dhe përbëjnë një përjetim unikal. Balona fluturon në qiell mbi vendin Markashnica,  të emërtuar në bazë të emrit të kalasë antike të ndërtuar midis shkëmbinjve me silueta të çuditshme.


6. Vizitoni me një biçikletë elektrike liqenin Rabisha

Nga qendra e qytetit Bellogradçik mund të merrni me qira një biçikletë elektrike, me të cilën shumë shpejt të arrini deri tek një vend-kureshtar tjetër vendas - liqeni Rabisha - mund ta rrethoni për më pak se 1 orë. Ai gjendet në këmbët e shpellës “Magura”. Rabisha është një liqen i brendshëm, pa derdhje të ujit. Interesantja është se nuk është tharë prej milionë vjetëve dhe është akoma jo plotësisht i studiuar. Kurse disa e përcaktojnë si  “Kapsulën e kohës” e cila mbase ruan në vetvete një informacion interesant nga lashtësia.


7. Shikoni dhe shpellën “Veneca”

Në 14 kilometra nga qyteti Bellogradçik gjendet edhe një çudi tjetër e natyrës shpella “Veneca” /Kurora/ një nga katedralet më të bukura nëntokësore në Bullgari. Ajo është e vendosur fare afër deri tek fshati Oreshec. Pranë hyrjes së saj  arrihet përmes një rruge të zezë me këmbë për disa minuta. Me ndihmën e një ndriçimi LED me ngjyra shpella “Veneca” gjallëron në të gjithë madhështinë e vet para vështrimit të vizitorëve të vet.

Fundjava po afron, bëhuni gati!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, bgtourism.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD