Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zoran Zaev me mandat për krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Lideri i Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë Zoran Zaev mori nga presidenti Stevo Pendarovski mandat për krijimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Drejtimi i vendit do të vazhdojë në rrugën e drejtë - drejt Bashkimit Evropian, drejt zhvillimit të konceptit “një shoqëri për të gjithë” të liruar nga nacionalizmi dhe paragjykimet etnike, theksoi Zaev. Qëllimi është prosperitet dhe një stabilitet afatgjatë. Prioritet i kabinetit të ri do të jenë ekonomia, lufta me kriminalitetin dhe korrupsionin, njofton Televizioni Kombëtar Bullgar. Zoran Zaev qe kryeministër i Maqedonisë që nga maji i vitit 2017 deri në janar të vitit 2020, kur qe formuar kabineti teknik. Partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare të parakohëshme gjatë muajit korrik dhe është forca më e madhe politike në parlament. Si kryeministër Zoran Zaev e nxori Maqedoninë nga izolimi ndërkombëtar dhe rivendosi demokracinë, pas drejtimit 10 vjeçar autoritar i Nikolla Gruevskit. Ai nënshkroi Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë gjatë vitit 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për emrin e vendit gjatë vitit 2018, duke ia hapur rrugën Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.


Franca bëri thirrje për dialog më intensiv dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Greqisë dhe Turqisë

Foto: AP/BTA

Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për ndaljen e eksplorimit të naftës dhe të gazit nga ana e Turqisë  në ujërat, të cilat janë objekt i tensionit dhe mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë, dhe për dialog më intensiv midis të dyja shteteve për zgjidhjen e problemit, transmetoi Agjencia e Anadollit, e cituar nga agjencia BGNES. Franca deklaroi se gjatë ditëve të ardhshme përkohësisht do të risë praninë e vet ushtarake në Mesdheun Lindor në bashkëpunim me partnerët e vet nga Bashkimi Evropian. Ky vendim është i marrë pasi presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shqyrtuan situatën në regjion.


Serbia zgjodhi lidhjet e veta me Kinën për zhvillimin e ekonomisë dhe të telekomunikacionit të vet

Foto: EPA/BGNES

Pavarësisht nga synimi i vet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian , Serbia bëri një kthesë të madhe drejt kundërshtarit kryesor ekonomik dhe gjeopolitik  të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian - Kina, që të kërkojë prej saj ndihmë për zhvillimin e infrastrukturës serbe, të energjetikës, të teknologjive dhe të blejë armatim nga Kina. Për këtë njofton Agjencia Reuters, e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Kina ka siguruar miliardë euro në kredi të favorshme për projekte në infrastrukturë dhe në energjetikë të këtij shteti ballkanik. Ajo ndjek dhe planin e vet për “rrugë digjitale të mëndafshit”, në të cilën Serbia do të jetë një element kyç në Evropë.


Rumania do të hapë shkollat në shtator

Foto: EPA/BGNES

Shkollat në Rumani do të hapen përsëri më 14 shtator me rregulla të rrepta të higjienës, derisa vendi po vazhdon të luftojë me një rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Këtë e deklaroi kryeministri rumun LudovicOrban, i cituar nga agjencia BGNES. Nxënësit, mësuesit madje dhe nëpunësit e tjerë në shkollë do të duhet të mbajnë maska. Duhet t’u sigurohen dhe dezinfektues, transmetoi agjencia BGNES. Rumania i mbylli shkollat gjatë muajit mars, që të mund të evitojë shpërndarjen e Covid-19, dhe aty nuk hapën dyer deri në fund të vitit shkollor. Numri i atyre të cilët diagnostikohen me infeksion në Rumani shumë shpejt do të arrijë 67 000, pak nën 2900 janë të vdekurit me koronavirus dhe mbi 32 000 janë rastet aktiv, tregon një referencë e “Radio Bullgarisë”.


Greqia, Turqia dhe Kroacia me nominime për destinacion më të mirë turistik

Tri shtete ballkanike - Greqia, Turqia dhe Kroacia, janë mes vendeve të nominuara për dekoratën prestigjioze për destinacionin më të mirë turistik në botë për vitin 2020 të botimeve britanike The Times, The Sunday Times dhe The Sun. Çmimi jepet për herë të tetë, ku vendet ballkanike janë në konkurrencë me Francën, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe/ Dubai/, Italinë, Spanjën, Portugalinë dhe Tajlandën. Lexuesit e të tria botimeve britanike do të përcaktojnë fituesin, duke votuar deri në fund të muajit tetor. Dekorata do të jepet gjatë muajit nëntor, njofton bgtourism.bg.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Qeveria raportoi aktivitetet e saj për 9 muajt e fundit të qeverisjes

Programi i menaxhimit vazhdon edhe për nëntë muajt e ardhshëm, me mbi gjysmën (56%) prej masave të zbatuara. Duke marrë parasysh punën e nëntë muajve të qeverisë, kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov deklaroi se me zëvendëskryeministren dhe..

rinovuar më 24-03-08 6.37.MD

Zëri i bullgarëve - si për parlamentin kombëtar

Nëse zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të ishin këtë javë, koalicioni GERB-SDS do të kishte mbledhur më shumë vota - 22,9%, i ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me 19,7%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë..

botuar më 24-03-08 11.27.PD

Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Në lidhje me komentet e fundit publike të politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e vendit tonë fqinj në Sofje, u thirr për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për..

botuar më 24-03-07 10.01.PD