Në një apel drejtuar popullit presidenti Rumen Radev caktoi qëndrimin e shpallur nga kryeministri Bojko Borisov për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe ndryshime në ligjin kryesor të vendit si një mosrespektim i Kushtetutës. Radev theksoi, se e drejta e kësaj iniciative i përket gjysmës së Kuvendit Popullor dhe presidentit të republikës. “A mund që partia e cila shkel ndarjen e pushtetit të iniciojë ndryshime në Kushtetutë. Përgjigja ime është “jo” ishte kategorik presidenti. “Nuk është e mundshme që një parti e cila bojkotoi kontrollin parlamentar më 13 gusht sot të propozojë ndryshime në Kushtetutë”, tha presidenti. Sipas tij “pushteti i cili e shkel ligjin dhe nuk aplikon votimin elektronik” nuk mund të organizojë zgjedhje të ndershme. Lidhur me reformat e premtuara nga kryeministri Borisov në drejtësinë, presidenti theksoi, se “nuk ka sesi mafia të reformojë sistemin gjyqësor”.
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..