Kuvend i Madh Popullor mund të thirret në nëntor, tha para bTV zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev. Ai theksoi se mbetja e qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov në pushtet që këtu e tutje është në dëm të tyre. Ai shtoi, se dorëheqja nuk do të ndryshojë asgjë sepse “situata do të mbetet e njëjtë vetëm me disa nuanca”. Prandaj qeveria nuk do të tërhiqet. Tomisllav Donçevi përsëriti fjalët e kryeministrit nga fjalimi i tij më 14 gushti, se shteti ka nevojë për restart sepse demokracia është në krizë. Ai u shpreh se korrigjimet e propozuara në Kushtetutë u diskutuan afro një javë, ndërsa përgatitja për këtë hap filloi para pesë vitesh. Zëvendëskryeministri tha se ulja e numrit të deputetëve mund të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit të Madh Popullor.
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..