Eva Georgieva është mes këngëtareve më të njohura popullore bullgare e cila ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë kombëtare. Ajo është dhe bashkëthemeluese e Trios “Bëllgarka”.
I krijuar gjatë vitit 1975, formacioni folklorik vite të tëra me radhë fiton admirimin e të gjithëve, të cilët kanë pasur mundësi të asistojnë në koncertet e këngëtarеve. Jo më pak ndikuese janë dhe incizimet, të cilat i lanë. Për të gjithë këtë një kontribut të veçantë ka Eva Georgieva. E saj është dhe ideja për të gërshetuar timbrin e ndritshëm të këngëtares Janka Rupkina me altin prej kadifeje të krahinës së Pirinit Stojanka Boneva, të balancuar nga ngrohtësia e të kënduarit të saj karakteristik krahinor.
Akoma duke qenë e gjallë Eva Georgieva tregon për nxitjen e saj fillestare: “Një përshtypje të madhe më pati bërë grupi suedez ABBA. I thash vetes - përse dhe unë të mos krijojë një formacion të tillë, por me këngë popullore. Dhe kështu ne formuam Trion “Bëllgarka”. Bota na pa ne dhe ne e pamë botën”. Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare të tria këngëtaret lenë 40 këngë, janë incizuar dhe 3 albume me aranzhime të kompozitorëve Aleksandër Josifov, Stefan Kënev, Petër Krumov, Nikollaj Kaufman, Petër Ljondev e të tjerë. Turnetë e tyre të koncerteve në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Izrael, Japoni janë të shënuara me një sukses jashtëzakonisht të madh mes publikut dhe specialistëve. Kanë kënduar bashkërisht me pop-këngëtarët e njohur Kate Bush, Princ, Eric Clapton e të tjerë.
Eva Georgieva ka lindur gjatë vitit 1925 në qytetin Omurtag, dhe vdiq gjatë vitit 2004. Rrënjët e saj nga krahina e Dobruxhës vijnë nga ana e nënës së saj dhe pikërisht kjo e paracakton dhe e drejton dashurinë e saj ndaj këngëve nga kjo krahinë.
Me një rëndësi për këngëtaren e re është arsimimi i saj në Shkollën Muzikore në Sofje, ku mëson në klasën e të kënduarit operistik të profesorit Gjeorgji Zllatev-Çerkin dhe profesoreshës Cvetana Djakoviç. Gjatë këtyre viteve ajo formon në vetvete një kulturë të lartë të të kënduarit si dhe shije, të cilët favorizuan zhvillimin e lavdishëm të ardhshëm të talentit të saj. Në të njëjtën kohë ajo orientohet drejt këngës popullore.
Rruga profesionale e bukuroshes nga Dobruxha është e lidhur dhe me Ansamblin për Këngë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
Eva Georgieva është mes themelueseve të korit të sapoformuar të radios gjatë vitit 1952, i cili gjatë vitit 1990 qe i dekoruar me çmimin “Grami”, por tanimë nën emërtimin “Misteri i zërave bullgarë”. Dekoratën prestigjioze muzikore kori e fiton në sajë të vargut të albumeve më të njëjtin emër të producentit zviceran Marsell Selie. Kori popullor i grave i bëri të njohur nëpër të gjithë botën zërat unikal bullgarë si dhe krijimtarinë e kompozitorëve tanë vendas mbi bazë folklorike. Në repertorin shumë të pasur të “Misterit të zërave bullgarë” shumë shpesh pjesët e solos në partiturat korale me shumë zëra i janë caktuar Eva Georgievës. Kurse repertori i saj personal në radio përfshin këngë nga krahina e Dobruxhës, të cilat i ka mbledhur akoma që në vitet e saj të fëmijërisë me një përkushtim dhe aftësi fisnike. Jo rastësisht e quajnë Eva Georgievën “dallëndyshja e bardhë” e këngës së Dobruxhës. E dimë se “dallëndyshja e bardhë” takohet shumë rrallë. Populli ynë beson se, aty ku dallëndyshja shihet, sjellë shpresë për fillim të ri, për ringjalljen e së mirës. Dallëndyshja e bardhë është dhe një nga simbolet e Dobruxhës, siç janë dhe këngët e këngëtares sonë të njohur popullore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..