Protestat antiqeveritare vazhdojnë 41 ditë. Tri udhëkryqet në qendrën e Sofjes – Ura e Shqiponjave, Universiteti i Sofjes dhe sheshi midis Këshillit të Ministrave dhe Presidencës vazhdojnë të jenë të mbyllura. Në ditën e 40 protestuesit ndërruan taktikën dhe bllokojnë papritmas institucione dhe ministri të ndryshme. Sot në “bllokadat surprizë” protestuesit bllokuan godinën e Komisionit Qendror Zgjedhor. Mbrëmë te ora 22 një automobil me dy fëmijë bëri provë të kalojë përmes udhëkryqit te Ambasada e Rumanisë, por demonstruesit e ndaluan me forcë. Për incidentin në telefon 112 u sinjalizua se një familje me dy fëmijë u bënë viktimë të sulmit të protestuesve. Për shkak të agresionit ndaj familjes u arrestuan tri veta.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për..