Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 ide për vizita aventureske në rajonin e qytetit Ruse

10
Foto: Veneta Nikollova

Rajoni i qytetit Ruse buzë lumit Danub është një sfidë e vërtetë për njerëzit me një frymë aventureske. Si mund të kaloni një fundjavë të paharruar në këtë pjesë kaq të bukur të Bullgarisë Verilindore? Ja disa nga propozimet tona:

1. Shëtisni me varkë me motor deri në ishullin “Jargavan” ose deri në Urën e Danubit

Që nga qyteti Ruse mund të gjeni varkë me motor me të cilën të arrini deri në ishullin Jargavan i cili është i mbingarkuar me shelgje dhe plepa. Gjatë muajve shumë të ngrohta të verës banuesit vendas e vizitojnë për shkak të plazhit të shkëlqyer me rërë. Një variant tjetër është të kaloni me varkë nën urën e Danubit. Ajo ngrihet në 30 metra mbi ujë dhe lidh qytetin Ruse me qytetin përballë rumun Giurgiu. Gjatë socializmit është quajtur “Ura e Miqësisë” dhe ishte e njohur si linja më e madhe ndërthurëse hekurudhore dhe për trafik të automobilave në Evropë.

2. Mund të njiheni me pasurinë e jashtëzakonshme të shpendëve të parkut natyror “Rusenski Llom”

Parku shtrihet në 20 kilometra nga qyteti Ruse dhe përfshin kanionin e lumit Rusenski Llom bashkë me mëngët e tij. Është i rrethuar me formime shkëmbore të paarritshme, shtëpia e mbi 110 lloje shpendësh. Ornitologët nga e gjithë bota vijnë këtu, që të mund të vërejnë kolonat e shqiponjave shkëmbore, të hutave egjiptiane dhe lejlekëve të zinj. Për këtë qëllim janë ndërtuar sheshe speciale të përshtatura për vërejtje.


3. Ndizni një qiri në manastirin shkëmbor Besarbovski

Ky është manastiri i vetëm veprues shkëmbor në Bullgari. Është i themeluar gjatë periudhës së shekujve 12-13 prej murgjve hezikastis si një pjesë nga një kompleks i madh manastiresh. Gjatë shekullit të 13 këtu ka jetuar Shën Dimitrij Besarbovski. Eshtrat e tij kanë qenë të zbuluara në një mënyrë të çuditshme në lumin përballë Rusenski Llom. Prandaj i gjithë kompleksi, i gdhendur lartë në shkëmbinjtë, e ka emrin e tij. Kurse pamja ndaj të gjithë luginës është e papërmbajtshme.


4. Mund të rrisnin adrenalinën tuaj duke kapërcyer shkëmbinjtë afër shtëpisë pushimore “Alpinist”

Ky është një nga itineraret më të njohura për një ngjitje shkëmbore rreth Danubit. Kullat shkëmbore ngrihen në 2 kilometra në jug nga manastiri Besarbovski, buzë brigjeve të lumit Rusenski Llom. Gjatë viteve të fundit shumë nga itineraret qenë të rinovuara me pykë të përhershme. Në qoftë se dëshironi të provoni, duhet të pajiseni me ekipin e duhur dhe të drejtoheni për ndihmë ndaj djemve nga klubi aventuresk vendas.

5. Mund të gërshetoni anën mistike të manastirit shkëmbor Ivanovski me një shëtitje me kanu nëpër lumin Çerni Llom

Lart mbi lumin Çerni Llom kanë gllabëruar hapjet e manastireve shkëmbore. Në periudhën e mesjetës ato kanë qenë shtëpi për murgjit hezikastis, të cilët kanë zgjeruar shpellat natyrore, duke i kthyer në faltore, kisha dhe vende për banim. Në ditët tona mund të shikoni një pjesë nga pikturat e ruajtura murale të kishës shkëmbore  “Shën Mëria” të përfshira në listën e UNESKO-s.


Në rrëzat e saj propozohen varka për shëtitje nëpër rrjedhën e lumit Çerni Llom.


6. Mund të larmoni fundjavën tuaj me një kalim me biçikleta përgjatë lumit Rusenski Llom

Që këtu kalon korridori ndërkombëtar “Euro vello 6”, i cili përfshin  disa shtete danubjane. Në Bullgari itinerari lidh qytetet danubjane Vidin dhe Silistra. Traseja përfshin dhe kureshtjet natyrore më interesante si dhe ato kulturore në rajonin e qytetit Ruse dhe nëpër lumin Rusenski Llom.


7. Mund të ndieni flladin e përjetësisë mes rrënojave të Kalasë Çerven

Ajo është ulur në një pllajë të gjerë me një pamje të përsosur ndaj fshatit të strukur poshtë nga e cila të pushon zemra dhe rrafshinën e gjerë e cila shtrihet deri tek horizonti.

Kalaja Çerven është trashëgimtare e një kalaje tjetër nga periudha e Bizantit të herrët nga shekulli i 6, por rëndësia e saj rritet pas vitit 1235, kur bëhet një seli e mitropolisë Bullgare të Çervenit. Sot nga kalaja e dikurshme kanë mbetur vetëm një pjesë nga muret, pallati i bojarëve dhe kisha e mitropolisë. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD