“Në dokumentet e shërbimeve, sidomos për periudhën e viteve 90, ndoshta ka shumë hipoteza për ndërthurje të interesave mes bizneseve, politikës dhe shërbimeve. Në qoftë se ato nuk kanë vlerë juridike, mund të kenë vlerë informative.”
Këtë e tha para BNR-së historiani Momçill Metodiev, autor i librave kushtuar “Sigurimit të Shtetit”. Ai vuri në dukje se sipas Ligjit për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar të gjitha dokumentet e shpallura si "shumë sekrete" duhet të deklasifikohen 30 vjet pas krijimit të tyre, të shënohen "sekrete" - 15 vjet më vonë, ndërsa pas akoma 5 vjetëve të shpallen “konfidenciale”.
“Thënë shkurtimisht gjatë vitit 2020 ne duhet të kemi qasje te të gjitha dokumentet e klasifikuara si “sekrete” deri në vitin 2005, ose që nga fillimi i tranzicionit bullgar”, vuri në dukje Metodiev.Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..