Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 47 e protestave me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë

Foto: BGNES

Në mëngjesin e 47 të protestës të qytetarëve me kërkesë për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit do të vendosin lule para godinës së administratës së rrethit të Sofjes. Shkasi është publikimi në Facebook i prefektit Ilian Todoroiv me fjalë ofenduese ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare. Në kryeqytet mbeten të mbyllura tri udhëkryqe kryesore – në Orllov Most, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.

Dje dita e 46 e protestave kaloi qetë në Sofje. Demonstruesit kaluan nga sheshi “Nezavisimost” pranë kampit të çadrave në udhëkryqin e Orllov Mostit. Ata realizuan një  video-lidhje me pjesëmarrësit në protestat në Varna. Për të gjashtën mbrëmje me radhë u mbajt edhe një kontra-protestë kundër bllokimit të rrugëve kryesore në kryeqytet.

Në fundjavë u zhvilluan protesta edhe në qytete të tjera të vendit dhe të bullgarëve në shtete të ndryshme të botës – në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Spanjë, Venet e Ulëta etj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD