Zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i partisë “Volja” Veselin Mareshki përhapi një deklaratë, me të cilën kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. “Me fjalimin e vet në kuadrin e festimeve në majën Shipka Radev e poshtëroi këtë simbol të heroizmit dhe patriotizmit bullgar”, shkroi Mareshki.
Sipas tij Radevi e ka diskredituar institucionin e Presidentit, duke folur për politikë dhe duke e vërë theksin tek interesat e veta në një moment, kur Bullgaria përulet para sakrificës dhe guximit të të gjithë heronjve që morën pjesë në Epopenë e Shipkës. “Në qoftë se nuk e jep dorëheqjen le të çlirohet nga posti nëpërmjet procedurës së impeachment-it të parashikuar në ligj!” – bëri thirrje Mareshki.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..