82% e mësuesve janë për procesin e rregullt mësimor që nga 15 shtatori, kur në Bullgari fillon viti i ri shkollor. 13% janë për mësimin në mjedis elektronik, ndërsa 6% përkrahin mësimdhënien hibride, tregon anketa e sindikatës “Arsimi” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa”. 55% e mësuesve refuzojnë mësimdhënien hibride, ndërsa 36% deklarojnë se do ta bënin, por do të ishte shumë e vështirë. 81% e mësuesve nuk janë dakord që prindërit të zgjedhin se çfarë të jetë procesi i mësimdhënies për fëmijët e tyre, ndërsa 15% janë të mendimit se pikërisht prindërit duhet ta marrin këtë mendim, sepse kështu është demokratike. 81% janë gati të protestojnë në qoftë se i detyrojnë të japin mësime në dhomat e mësimit dhe pas kësaj t’i përsërisin mësimet në internet për ata që mësohen në distancë.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..