Një interes mjaft të fortë nga ana e vizitorëve gjatë kësaj vere gëzon shpella rodopëse “Perla Dobrostan” rreth qytetit Asenovgrad. Turistët radhiten në radhë që të mund të hyjnë në mbretërinë nëntokësore të saj, të përmbushur me formime të bukura shpellore. Kjo i motivoi autoritetet vendase të ndryshojnë orarin e punës të shpellës. Deri në fund të stinës turistike verore objekti tanimë do të punojë dhe gjatë ditëve të punës nga ora 9:00 deri në orën 18:00. Pronarët paralajmërojnë se do të respektohen që të gjitha masat kundra epidemike gjatë kohës së vizitës brenda.
Shpella “Perla Dobrostan” është një shpellë relativisht e vogël - midis 500 dhe 1000 metra katrore, por në të vihen re të tria format karstike - stalaktite, stalagmite dhe stalaktone. Atraksioni më i madh janë liqenet shpellore.Ato janë të vendosura në ngjashmëri të një kaskade njëra poshtë tjetrës, ku çdo një mbush me ujë tjetrën. Uji është kaq i pastër dhe i kthjellët saqë njeriu mund të mendojë se janë bosh.
Kurse emërtimi i shpellës – “Perla Dobrostan” vjen nga perlat e bukura shkëmbore, të cilat janë formuar gjatë shekujve në liqenet e saj. Por, mjerisht në ditët tona nuk ka dhe shenjë prej tyre. Në shpellën e bukur kalon dimrin një koloni e vogël me lakuriqe nate, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për ekuilibrin ekologjik në rajon.
Foto: Facebook/@DobrostanskiBiserCave
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...