Bllokimet në qendrën e kryeqytetit pranë Universitetit të Sofjes, Urës së Shqiponjave dhe sheshit “Pavarësia” midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave vazhdojnë. Ditën e 52 të protestave situata në kampet me tenda është e qetë, informon BNR. Qëllimi i protestave mbetet e pandryshuar pavarësisht ndërrimet në kabinet, dëshirën për thirrjen e kuvendit të Madh Popullor dhe ndryshime në Kushtetutë.
Nënshkrimet kundër bllokimeve në kryeqytet para Pallatit të Kulturës u ndërprenë përkohësisht me motivin se u grumbulluan mjaftë nënshkrime. Para godinës së Ambasadës së Rumanisë në Sofje mbetet e të ashtuquajtura “Rroja Civile” për të parandaluar bllokime në këtë udhëkryq kryesor.
Në qytetin Pllovdiv nisi një protestë me automobila kundër qeverisë.
Në Varnë gjithashtu vazhdojnë protestat kundër qeverisë dhe kryeprokurorit. Udhëkryqi para bashkisë vazhdon të jetë i bllokuar nga tendat e ngritura aty. Në një pllakat të madh që ngritën protestuesit shkruan motivet e tyre dhe çfarë presin të ndryshohet.
Një grup shkencëtarësh bullgarë niset sot për në Republikën e Afrikës së Jugut, Botsuanë dhe Zimbabve. Me iniciativën e Explorers Club Bulgaria, bullgarët do të eksplorojnë "agimin e njerëzimit", që ka ndodhur pikërisht në këto vende. Ekspedita do të..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e..