9 vjeçari Danaill Popzafirov tashmë është i tretë në ranglistën botërore të fëmijëve-shahistë. Ai është i dytë për nga rejtingu ndër moshatarët e vet në Evropë.
Danaill është kampion i shumëfishtë i Bullgarisë për fëmijë dhe mbajtës i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ka filluar të luajë shah që në moshën 4 vjeç e gjysmë, por vetëm pas një viti i ka matur forcat me mjeshtrin e madh të shahut bullgar Veselin Topallov (kampion botëror i shahut në vitet 2005-2006 dhe nënkampion në periudhën 2010-2012).Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..
FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës. Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia,..
Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish...