9 vjeçari Danaill Popzafirov tashmë është i tretë në ranglistën botërore të fëmijëve-shahistë. Ai është i dytë për nga rejtingu ndër moshatarët e vet në Evropë.
Danaill është kampion i shumëfishtë i Bullgarisë për fëmijë dhe mbajtës i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ka filluar të luajë shah që në moshën 4 vjeç e gjysmë, por vetëm pas një viti i ka matur forcat me mjeshtrin e madh të shahut bullgar Veselin Topallov (kampion botëror i shahut në vitet 2005-2006 dhe nënkampion në periudhën 2010-2012).Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në këtë disiplinë e meritoi vendin e parë, pasi arriti të kapërcejë 2.21 metra në provën e dytë...
Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802 mijëeuro. Bullgarja, e cila kaloi kualifikimet, fitoi me 6:1, 6:3 ndaj përfaqësueses së..
Vozitësi i njohur bullgar i oqeanit Stefan Ivanov po shkon në një shëtitje me varkë me vozitje nëpër Oqeanin Arktik, njoftoi BTA. Në vitin 2023, ai mori pjesë në një tjetër ekspeditë që vendosi 8 rekorde botërore Guinness në Oqeanin Jugor, pasi..