“Kryengritja e Madhe Popullore” e shpallur nga protesta antiqeveritare mbaroi me heqjen e kampit të çadrave dhe të bllokadave të protestuesve në udhëkryqet kryesore në Sofje. Ditën e 57 të pakënaqësisë organizatorët përsëri thirrën në mëngjes një aksion proteste para godinës së Parlamentit në qendër të Sofjes.
Tensioni u rrit ditën e 56 të pakënaqësisë së popullit kur bomba të vogla dhe sende të ndryshme “fluturuan” drejt policisë para Parlamentit, transmetoi BNR. Përsëri ka pasur gaz djegës, megjithë thirrjet e organizatorëve se bëhet fjalë për provokime. Janë arrestuar 126 veta, 60 prej të cilëve me të kaluar kriminale, tha drejtori i policisë së kryeqytetit Georgi Haxhiev. Ndër ta është dhe lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Policia njoftoi për 80 policë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..