Me 98 vota “pro” të GERB dhe të “Patriotëve të Bashkuar”, 72 “kundër” dhe pa “të abstenuar” Parlamenti miratoi në lexim të parë projektligjin e GERB-it për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet parashikojnë votim me makina në të gjitha seksionet e vendit, me përjashtim të atyre, ku votuesit janë nën 300. Në seksionet me votim me makina do të ketë mundësi edhe për votim me fletëvotime tradiconale prej letre. Projektligji parashikon ndalim të hapjes së seksioneve të votimit jashtë vendit në rast se është ndërprerë veprimtaria e përfaqësisë sonë diplomatike. Parashikohet gjithashtu mundësi për zgjatje të ditës zgjedhore jo më shumë sesa 48 orë në rast gjendjeje të vështirësuar epidemike, bëri të ditur BGNES.
Me 23 vota “pro”, 130 “kundër” dhe 19 “të abstenuar” deputetët hodhën poshtë propozimin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) për heqjen e kutisë në fletëvotim "Unë nuk mbështes askënd" dhe kërkesën për “qëndrueshmëri” për zgjedhjet vendore dhe evropiane.
Çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një takim videokonference të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së...
Bashkia e Varnës po përgatit një program të pasur me shfaqje filmash dhe një shfaqje zjarri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Ngjarjet do të mbahen më 12 gusht nga ora 16:00 deri në orën 23:00 në hyrje të Kopshtit të Detit në qytet. Si pjesë e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 24°, në Sofje – 19°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht mbi malet do të përhapen shtëllunga resh, por vetëm në disa zona në masivet jugperëndimore të Bullgarisë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite..
Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për..
Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e..