Pandemia nga Covid-19 i detyroi shumë njerëz të ndryshojnë mënyrën e vet të jetesës dhe të rimendojnë se cila është e rëndësishme për ta. Në synimin e vet të garantojnë sigurinë dhe të kursejnë psikikën e vet, disa rizbuluan fshatin bullgar. Të tjerë gjetën kohë që t’i besojnë intuitës së vet dhe të realizojnë ide, të cilat i kanë shtyrë me vite. Ose t’u përkushtohen të tillave të cilat lindin në një çast, për shembull - derisa bëjnë pazar me familjen në një pasdite me diell. Del se, pikërisht kështu, përmes vështrimit të fotografit Ognjan Stefanov është formuar pamja e një skaji të ëndërruar të parajsës. Por, mendimi fillestar ka qenë fare i ndryshëm:
“Vajza ime kërkoi që t’i blej një ngjitëse prej silikoni. Pasi ia bleva, bashkë me një kuti me shkopinj dhëmbësh, ajo filloi të formojë një shtëpi. Vajza ime vinte shumë shkopinj dhe ngjitëse dhe unë doja që t’i tregoja sesi të bëjë një strukturë më të madhe me më pak material. Kështu fillova të ndërtoj një kullë dhe derisa po i tregoja sesi formoheshin gjërat, pak nga pak maketi u rrit në një fshat të vogël në lartësi. Vendosa, se kjo fare nuk është një ide e keqe, së cilës unë mund t’i jap një pamje realiste”
Përveç shtëpive komode për të jetuar, vendi i populluar disponon shumë ndërtesa të tjera ekonomike shtesë, depo për mbajtjen dhe ruajtjen e ushqimeve, një kullë të lartë për vërejtje, bibliotekë, vende për pushim dhe sport. E gjithë kjo është e krijuar prej sendeve të ndryshme për përdorim të njëhershëm prej druri - shkopinjtë e kafesë, bishta të ndryshme për akullore, shkopinj të gjatë për shishqebap, të bashkuar me ndihmë të gipsit dhe të materialeve të tjera. Pavarësisht se është krejtësisht i imagjinar fshati shumë shpejt pajiset me emër, i cili përshtatet në mënyrë të përsosur me qëllimin e tij të ngrihet lart në qiell Nebesta - Skyville.
Ognjani pohon se tek ne në malet Rodopi ka vende, ku një fshat i ngjashëm mund të përshtatet në mënyrë perfektë për shkak të pastërtisë dhe qetësisë përreth. Për shembull rreth digës “Shiroka Poljana” ose në zonën Beglika. Por, gjithësesi me qenë se është realist, fotografi e përcakton maketin e tij si një utopi. Mjerisht, shkaku sipas tij fshihet në mentalitetin dhe qëndrimin e disa njerëzve ndaj arritjeve të të tjerëve.
“Në qoftë se një njeri ka një ide të mirë, do të gjenden 10 të tjerë, të cilët të jenë kundër, pa motive të qarta. Unë këtë e kam provuar vetë mbi kurrizin tim. Jam i bindur se nga pikëpamja administrative do të ketë pengesa të mëdha. E quaj utopi dhe sepse ky është një vend shumë i pastër, që nuk e shikoj sesi mund të ekzistojë në botën e sotme. Gjithmonë do të gjendet një kokërr zilie, e cila do ta infektojë vendin”.
Përveç për shkak të pastërtisë, qetësisë dhe largësisë nga njerëzit, Nebesta është lart mbase dhe për një shkak tjetër. Akoma si i vogël vështrimi i Ognjanit shpesh ka qenë i drejtuar lart drejt gjerësisë qiellore. Ëndrra e tij ka qenë të bëhet pilot, si gjyshi i tij, por kështu dhe nuk mundet të kalojë përmes vizitave të domosdoshme mjekësore. Për një periudhë të shkurtër kohe mëson në Universitetin Teknik, pas kësaj zgjedh gazetarinë, kurse në fund e pushton magjia e fotografisë. E kanë vënë re nga revista “Krahë” dhe kjo e afron përsëri deri tek pasioni i tij - avionët. Më vonë fillon punë në Forcat Ushtarako Ajrore, kurse sot është video-operator në Presidencën e Republikës së Bullgarisë.
Imagjinata e tij e pasur dhe përqendrimi i fitojnë Ognjanit një respekt mes koleksionuesve dhe krijuesve të modeleve. Dy ekspozitat e specializuara të planifikuara deri në këtë moment, në të cilat Nebesta duhej që të tregohej, janë të anuluara për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, fotografi nuk humbet shpresën, se do ta shikojnë dhe njerëz të tjerë, përveç familjes së tij dhe shokëve në rrjetin social, me qenë se gjatë muajit tetor Nebesta do të ekspozohet në Sofje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/Ognjan Stefanov
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..