Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nebesta - një fshat utopik, për të cilin shumë njerëz ëndërrojnë

7
Foto: Facebook /Ognjan Stefanov

Pandemia nga Covid-19 i detyroi shumë njerëz të ndryshojnë mënyrën e vet të jetesës dhe të rimendojnë se cila është e rëndësishme për ta. Në synimin e vet të garantojnë sigurinë dhe të kursejnë psikikën e vet, disa rizbuluan fshatin bullgar. Të tjerë gjetën kohë që t’i besojnë intuitës së vet dhe të realizojnë ide, të cilat i kanë shtyrë me vite. Ose t’u përkushtohen të tillave të cilat lindin në një çast, për shembull - derisa bëjnë pazar me familjen në një pasdite me diell. Del se, pikërisht kështu, përmes vështrimit të fotografit Ognjan Stefanov është formuar pamja e një skaji të ëndërruar të parajsës. Por, mendimi fillestar ka qenë fare i ndryshëm:  

“Vajza ime kërkoi që t’i blej një ngjitëse prej silikoni. Pasi ia bleva, bashkë me një kuti me shkopinj dhëmbësh, ajo filloi të formojë një shtëpi. Vajza ime vinte shumë shkopinj dhe ngjitëse dhe unë doja që t’i tregoja sesi të bëjë një strukturë më të madhe me më pak material. Kështu fillova të ndërtoj një kullë dhe derisa po i tregoja sesi formoheshin gjërat, pak nga pak maketi u rrit në një fshat të vogël në lartësi. Vendosa, se kjo fare nuk është një ide e keqe, së cilës unë mund t’i jap një pamje realiste”


Përveç shtëpive komode për të jetuar, vendi i populluar disponon shumë ndërtesa të tjera ekonomike shtesë, depo për mbajtjen dhe ruajtjen e ushqimeve, një kullë të lartë për vërejtje, bibliotekë, vende për pushim dhe sport. E gjithë kjo është e krijuar prej sendeve të ndryshme për përdorim të njëhershëm prej druri - shkopinjtë e kafesë, bishta të ndryshme për akullore, shkopinj të gjatë për shishqebap, të bashkuar me ndihmë të gipsit dhe të materialeve të tjera. Pavarësisht se është krejtësisht i imagjinar fshati shumë shpejt pajiset me emër, i cili përshtatet në mënyrë të përsosur me qëllimin e tij të ngrihet lart në qiell Nebesta - Skyville.


Ognjani pohon se tek ne në malet Rodopi ka vende, ku një fshat i ngjashëm mund të përshtatet në mënyrë perfektë për shkak të pastërtisë dhe qetësisë përreth. Për shembull rreth digës “Shiroka Poljana” ose në zonën Beglika. Por, gjithësesi me qenë se është realist, fotografi e përcakton maketin e tij si një utopi. Mjerisht, shkaku sipas tij  fshihet në mentalitetin dhe qëndrimin e disa njerëzve ndaj arritjeve të të tjerëve.


“Në qoftë se një njeri ka një ide të mirë, do të gjenden 10 të tjerë, të cilët të jenë kundër, pa motive të qarta. Unë këtë e kam provuar vetë mbi kurrizin tim. Jam i bindur se nga pikëpamja administrative do të ketë pengesa të mëdha. E quaj utopi dhe sepse ky është një vend shumë i pastër, që nuk e shikoj sesi mund të ekzistojë  në botën e sotme. Gjithmonë do të gjendet një kokërr zilie, e cila do ta infektojë vendin”.

Përveç për shkak të pastërtisë, qetësisë dhe largësisë nga njerëzit, Nebesta është lart mbase dhe për një shkak tjetër. Akoma si i vogël vështrimi i Ognjanit shpesh ka qenë i drejtuar lart drejt gjerësisë qiellore. Ëndrra e tij ka qenë të bëhet pilot, si gjyshi i tij, por kështu dhe nuk mundet  të kalojë përmes vizitave të domosdoshme mjekësore. Për një periudhë të shkurtër kohe mëson në Universitetin Teknik, pas kësaj zgjedh gazetarinë, kurse në fund e pushton magjia e fotografisë. E kanë vënë re nga revista “Krahë” dhe kjo e afron përsëri deri tek pasioni i tij - avionët. Më vonë fillon punë në Forcat Ushtarako Ajrore, kurse sot është video-operator në Presidencën e Republikës së Bullgarisë.


Imagjinata e tij e pasur dhe përqendrimi i fitojnë Ognjanit një respekt mes koleksionuesve dhe krijuesve të modeleve. Dy ekspozitat e specializuara të planifikuara deri në këtë moment, në të cilat Nebesta duhej që të tregohej, janë të anuluara për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, fotografi nuk humbet shpresën, se do ta shikojnë  dhe njerëz të tjerë, përveç familjes së tij dhe shokëve në rrjetin social, me qenë se gjatë muajit tetor Nebesta do të ekspozohet në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/Ognjan Stefanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD