Ditën e 58 të protestave në Sofje lëvizja BOEC organizon para Pallatit Gjyqësor nga ora 13.00 një aksion për dhënie sinjalesh kundër personave dhe institucioneve që e kanë fajin për përleshjet gjatë protestës më 2 shtator, të ashtuquajturën “Kryengritje e Madhe Popullore”. Organizatorët deklarojnë se fillojnë të parashtrojnë ankesa kundër veprimeve të MPB-së, ndërsa çdo një qytetar, i cili dëshiron, mund të vijë dhe të parashtrojë ankesë në Prokurori, transmetoi BNR.
“Sot do të shëtitim në mënyrë simbolike deri në Orllov Most, nesër i ngremë barrikadat përsëri. Këtë e premtoi ditën e 57 në mbrëmje një prej liderëve të protestuesve Nikollaj Haxhigenov.
Dita e punës në Sofje filloi pa udhëkryqe të bllokuara, bëri të ditur BNR.Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Fondet janë të dedikuara plotësisht për detyrimet e përcaktuara në plan,..
Gjatë 6 muajve të fundit, mbështetja e bullgarëve për anëtarësimin e vendit në BE u rrit - nga 57 në 61 për qind. Vetëm 15 për qind janë kundër, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë Sociologjike “Alfa Research” të kryer në muajin shkurt...
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..