Festa tradicionale e pestilit në Muzeun Etnografik në të hapur “Etër” afër Gabrovos prezanton tri ditë me radhë ushqime të ndryshme speciale prej kumbullash blu. Pestili prej kumbullash blu, i njohur si “Çokollata e Gabrovos”, është një prej ushqimeve më të shijshme të ëmbla për këtë stinë në pjesën qendrore të Bullgarisë.
Në festë, e cila zhvillohet që nga viti 2013, turistët mund të mësojnë recetën e tij, të shijojnë specialitetet ushqimore vendase, si dhe të blejnë disa prej tyre.
Sivjet për herë të parë zhvillohet edhe një konkurs folklorik kombëtar “Trapeza Rituale”, me pjesëmarrjen e formacioneve të ndryshme folklorike prej amatorësh nga krahina të ndryshme të vendit, të cilët gjallërojnë zakone të lidhura me ushqimin dhe me rëndësinë e tij për stërgjyshërit tanë.
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..