Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri Bojko Borisov përshëndetën bullgarët me rastin e festës kombëtare

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Me rastin e përvjetorit të 135 të shpalljes së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore Presidenti Rumen Radev nënvizoi para gazetarëve se “mësimi historik i kësaj ngjarjeje është se ndryshimi drejt më së mirës është i mundshëm kur jemi të bashkuar në mbrojtjen e lirisë, drejtësisë, barazisë para ligjit”.

Në rrjetin social Kryeministri Borisov deklaroi se Bashkimi është një sukses i jashtëzakonshëm i shoqërisë bullgare.

“Besoj në urtësinë e popullit bullgar! Besoj se edhe këtë herë ne qytetarët e Bullgarisë do të arrijmë të bashkohemi rreth një kauze kombëtare dhe të shkojmë në rrugën e drejt për vendin tonë”, shkroi gjithashtu Borisov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD