Kompanitë e sigurimeve kanë eksportuar mbi 2.3 mlrd euro jashtë shtetit, që të kërkojnë kthim më të lartë të aktiveve të tyre. Mjetet transferohen kryesisht në vende nga BE-ja, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Në bazë vjetore eksporti i kapitaleve të sigurimeve nga vendi rritet 5.4%.
Mjetet e administruara nga siguruesit në Bullgari në fund të qershorit kapin shumën mbi 4.43 mlrd euro. Për një vit rritja e të ardhurave është 320 mln euro, ose 7.7%. Mjetet e investuara në Bullgari të siguruesve janë pak mbi 2 mlrd euro. Për një vit ato rriten me mbi 150 mln euro, bëri të ditur Bankla Popullore Bullgare.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...