Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 mënyra jo standarde të njihni Bullgarinë

Foto: Veneta Nikollova

Njerëzit nuk heqin dorë nga udhëtimet. Por për llogaritë turizmit në masë, i cili shkaktoi dëme të pariparueshme mbi natyrën dhe vendet e rëndësishme kulturore dhe historike në të gjithë botën, tani në plan të parë dalin udhëtimet individuale larg nga turmat dhe klishetë e reklamave. Kurse Bullgaria është një El Dorado e vërtetë në këtë drejtim.

1.Turizëm ekstrem

Në Bullgari ka qendra të shumta për një turizëm ekstrem. Ato u organizojnë kërkuesve të ndjenjave të forta çdo lloj përjetime rrezikuese. Ngjitje shkëmbore, fluturime me paraglider, depërtim në shpella të pazhvilluara, zhytje nën ujë, alpinizëm - çdo një shkak të rrisni adrenalinën tuaj është e mirëseardhur!  

2. Turizmi Urbex

Çdo vit qindra të huaj mbërrijnë tek ne, të drejtuar nga një dëshirë e vetme - të përjetojnë një ndjenjë të dhimbshme, duke vizituar uzina të braktisura, fshatra të shpopulluara, shtëpi të cilat janë duke u shkatërruar dhe monumente nga epokat e kaluara. Bullgaria Veriperëndimore dhe Rodopet Lindore janë vendet e preferuara prej tyre për shëtitje mes shkatërrimeve dhe melankolisë. Akoma për këtë lloj përjetimi shikoni në publikimin tonë Bullgaria – një destinacion i“turizmit dark”.

3. Turizëm kinematografik  

Bullgaria është mikpritëse e Prodhimeve të Hollivudit. Kurse ne bullgarët i njohim lokacionet, ku janë të incizuara disa nga skenat. “Conan Barbarian" me Jason Momoa, “Dahlia e Zezë” nga Brian de Palma, “Arratisja” me Colin Farrell dhe Ed Harris, “Sezoni i vrasjeve” me Robert De Niro dhe John Travolta, filmi fantastik-shkencor me Antonio Banderas "Automata" dhe akoma shumë të tjerë sollën disa nga artistët më të njohur të Hollivudit tek ne. Një pjesë nga prodhimet janë të filmuara në Qendrën Kinematografike Boyana në rrëzë të malit Vitosha ku është ndërtuar një qytet i tërë me dekore nga epokat e ndryshme.

4. Turizëm fetar

Mbi 120 manastire ortodokse vepruese, kisha të shkëlqyera të mbuluara me mbishkrime unikale murale, ajazma dhe vende të shenjtëruara, vende të lashta të rrethuara me legjenda dhe akoma shumë e shumë të tjera të shpërndara nëpër të gjithë Bullgarinë, kisha fetare të feve dhe epokave të ndryshme tërheqin udhëtarin që të njihet me ta. Por çfarë të themi për vendet e shenjta shkëmbore trakase si shpellat mitra ose Gurët e Shurdhër në Rodopet? ose për manastiret shkëmbore, të krijuara nga murgjit eremit gjatë shekullit të 11-13. Ato janë një sfidë e vërtetë për turistët kureshtarë, sepse janë fshehur nëpër male dhe deri tek ato arrihet me vështirësi. Por, janë të përmbushura me mistikë dhe që aty hapen pamje të shkëlqyera.

5.Turizmi agrar

Të të zgjojë mikpritësi në orën 5 të mëngjesit dhe të të dërgojë të mjelësh lopën në oborr, të punosh gjatë gjithë ditën domatet në kopsht, të bësh reçel prej mjedrave ose të ndihmosh në mbledhjen e rendimentit në fushë në kohën më të zjarrtë të ditës. Turistët tanimë kërkojnë një afërsi të drejtpërdrejtë me mënyrën autentike të jetesës dhe jetën e ruajtur fshatare. Tek ne ka ferma jo të pakta dhe shtëpi fshatare për miq, të cilat propozojnë përjetime të tilla.

6.Turizmi dental

Kjo patjetër që nuk është mënyra më romantike që të njohësh një vend. Por ky lloj turizmi ka adhurues të shumtë dhe në Bullgari. Shumica e gërshetojnë pushimin e vet tek ne me marrjen e një shërimi të klasës së parë me çmime mjaft më të ulëta. Sipas Eurostatit Bullgaria është në pozicion të dytë në Bashkimin Evropian për nga numri i stomatologëve në 100 mijë veta nga popullsia, ku pjesa më e madhe e stomatologëve bullgar flasin një gjuhë perfektë angleze. Shkaku? Numri i pacientëve të huaj në vend po vazhdon të rritet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD