Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

54% rritje e investimeve të drejtpërdrejta të huaja

Foto: arkiv

Investimet direkte të huaja në vend në periudhën janar-korrik janë 1.4 mlrd euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 rritja e tyre është me 494,8 mln euro, ose 54,2%, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Vetëm për muajin korrik investimet e huaja janë 958,8 mln euro, domethënë 400 mln euro një vit më  herët.

Rritja i detyrohet faktit se gjatë korrikut nga vendi ynë nuk janë tërhequr kapitale të huaja, ndërsa investimet e huaja vijnë kryesisht në formën e huave për firmat bullgare.

Investimet më të mëdha neto vijnë nga Vendet e Ulëta – 192.8 mln euro, Rusia – 121.1 mln euro dhe Hungaria – 107.2 mln euro, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD