Investimet direkte të huaja në vend në periudhën janar-korrik janë 1.4 mlrd euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 rritja e tyre është me 494,8 mln euro, ose 54,2%, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Vetëm për muajin korrik investimet e huaja janë 958,8 mln euro, domethënë 400 mln euro një vit më herët.
Rritja i detyrohet faktit se gjatë korrikut nga vendi ynë nuk janë tërhequr kapitale të huaja, ndërsa investimet e huaja vijnë kryesisht në formën e huave për firmat bullgare.
Investimet më të mëdha neto vijnë nga Vendet e Ulëta – 192.8 mln euro, Rusia – 121.1 mln euro dhe Hungaria – 107.2 mln euro, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..