Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti shqyrtoi perspektivat ekonomike me investitorë nga SHBA-ja

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev dhe Dhoma Tregtare Amerikane në Bullgari shqyrtuan mundësinë për rritje të investimeve me vlerë të lartë të shtuar.

Dhoma bashkon mbi 330 kompani amerikane, bullgare dhe multikombëtare që kanë veprimtari në vend dhe është anëtare e Dhomës Tregtare të SHBA-së dhe e Këshillit Evropian të Dhomave Tregtare Amerikane.

U shqyrtuan inkurajimi i programeve rinore për biznes-studime dhe realizimi i më shumë projekteve për ndërlidhjen digjitale në Evropën Lindore.

Dhomat Tregtare Amerikane në Evropë kanë deklaruar përkrahjen e tyre për iniciativën regjionale “Tri dete” dhe janë gati ta përkrahin kryesinë e saj bullgare gjatë vitit 2021, bëri të ditur BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Atanas Zaprjanov

Po shqyrtohen trajnime ushtarake për disa nëpunës civilë

Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë përmes rekrutimit në rezervën vullnetare. Rezervistët do të tërhiqen nga paga më e lartë dhe..

botuar më 24-05-07 11.18.PD

Fillojnë negociatat e drejtpërdrejta për blerjen e 35 lokomotivave

Ministri i Transportit Georgi Gvozdejkov do të negociojë drejtpërdrejt prokurimin publik për blerjen e 35 lokomotivave të reja. Ftohen për negociata 4 kompani, thuhet në një njoftim në regjistrin e prokurimeve publike. Ato kanë marrë pjesë në porosinë e..

botuar më 24-05-07 10.21.PD
Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev e dorëzon raportin për rastin me spitalin privat “Mama dhe unë” në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe në Prokurori

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev njoftoi se sot do të bëjë kallëzim në Prokurori dhe në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për rastin me spitalin privat për mjekim aktiv “Mama dhe unë” në kryeqytet. Vendimi për ndërtimin e..

botuar më 24-05-07 6.10.PD