“Bullgaria aspak nuk është shtet i varfër” – kështu eksperti i financave Dino Dion iu përgjigj në platformën amerikane "Quora" pyetjes “Pse shtete si Bullgaria dhe Rumania janë kaq të varfra pas rënies së komunizmit? Dion shënon se 95% e bullgarëve kanë pronësi private, ndërsa vetëm 59% e amerikanëve kanë pronë të vet. Eksperti vë në dukje edhe përparësi të tjera, përfshi këtu shëndetësinë falas, ndihmat sociale dhe tatimet e ulëta, njofton agjencia BGNES.
Dino Dion ka lindur në Plovdiv të Bullgarisë Jugore dhe ka prejardhje greke. Gjatë viteve 90 ka emigruar në Perëndim. Nuk jam dakord kur në Amerikë e krahasojnë Bullgarinë me shtetet e botës së tretë. Në Evropë nuk ka “botë të tretë”. Evropa Lindore nuk është një vend i egër, ku nuk ka rrymë elektrike dhe kanalizim. Por bullgarët kanë faj për imazhin e tyre negativ jashtë, është i mendimit Dion. Bullgarët kanë PR dhe marketing të keq, shton eksperti i financave.Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit..