Shefi i Mbrojtjes admirali Emill Eftimov ripohoi zbatimin e angazhimeve të Bullgarisë për pjesëmarrjen e NATO-s në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Detin Mesdhe. Para Komitetit Ushtarak të Aleancës në një video-mbledhje Eftimov tha se pas transformimit të filluar të misionit në Afganistan Bullgaria do të rritë angazhimet e veta sa i përket operacionit në Kosovë.
Admirali nënvizoi rëndësinë që kanë për Bullgarinë siguria dhe stabiliteti në regjionin e Detit të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai e vuri theksin te gatishmëria e vendit që të jetë mikpritës i funksionit regjional koordinues të NATO-s për Detin e Zi, i cili të zbatohet nga qendra jonë kombëtare koordinuese ushtarako-detare.Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i heronjve të Kryengritjes së Ilindenit mbart kujtesën në kohë, e cila do të lidhë përgjithmonë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është..
Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..
Për festën e vet kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec mirëpret Patriarkun bullgar Daniill dhe Mitropolitin e Sofjes për..
Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti..
Në Bullgarinë Jugperëndimore, zjarret nuk po shuhen, më shumë se 15 000 dynymë pyje tashmë janë bërë hi. Prej dy javësh zjarri nuk mund të shuhet dhe për..