Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të forcojë angazhimet e saj në NATO ndaj Detit të Zi dhe Kosovës

adm. Emill Eftimov
Foto: arkiv

Shefi i Mbrojtjes admirali Emill Eftimov ripohoi zbatimin e angazhimeve të Bullgarisë për pjesëmarrjen e NATO-s në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Detin Mesdhe. Para Komitetit Ushtarak të Aleancës në një video-mbledhje Eftimov tha se pas transformimit të filluar të misionit në Afganistan Bullgaria do të rritë angazhimet e veta sa i përket operacionit në Kosovë.

Admirali nënvizoi rëndësinë që kanë për Bullgarinë siguria dhe stabiliteti në regjionin e Detit të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai e vuri theksin te gatishmëria e vendit që të jetë mikpritës i funksionit regjional koordinues të NATO-s për Detin e Zi, i cili të zbatohet nga qendra jonë kombëtare koordinuese ushtarako-detare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD