Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për mosmarrëveshjet historike bullgaro-maqedonase dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Monumenti i revolucionarit Goce Dellçev në parkun “Kopshtin e Borisit” në Sofje
Foto: BGNES

Avancimi i Shkupit në rrugën drejt BE-së të lidhet me plotësimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit nënshkruar në vitin 2017 midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Memorandum me këtë kusht dhe me kërkesa të tjera të lidhura me përkrahjen bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut u dërgoi Bullgaria vendeve anëtare të BE-së javën e kaluar. Dokumenti provokoi komente kontradiktore në Shkup dhe pakënaqësinë e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë në opozitë VMRO-DPMNE.

Në memorandum theksohet gjithashtu, se Sofja ngul këmbë që në dokumentet zyrtare evropiane të flitet për “gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, jo për gjuhën maqedonase. Bullgaria pret nga fqinja jugperëndimore të mos shfaqë pretendime për njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Vihet në dukje se absolutisht e papranueshme është të bllokohet puna e komisionit të  përbashkët për çështjet historike, i cili nuk ka kuvenduar që prej dhjetë muajve. Një nga çështjet kryesore të diskutueshme të cilat komisioni hasi dhe i cili e bllokoi punën e tij ishte personaliteti i revolucionarit Goce Dellçev. Emri i tij u përdor edhe gjatë protestave të fundit të partisë VMRO-DPMNE.

Në një intervistë dhënë Radio Bullgarisë doktori Georgi Georgiev, shkencëtar nga Instituti i Studimeve Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe anëtar i Institutit  Shkencor Maqedonas thekson, se Goce Dellçev është një personalitet i rëndësishëm në historinë bullgare dhe një nga figurat qendrore në lëvizjen çlirimtare të bullgarëve nga Maqedonia dhe Edreneja. Ai është me rëndësi edhe për fqinjët jugperëndimorë bullgarë por për një shkak tjetër, thotë doktori Georgiev dhe shpjegon:

“Goce Dellçev u kthye në një nga mitet themeltare të ideologjisë politike maqedonase. Për ta është me rëndësi të madhe që ai të jetë i pranishëm në tregimin dhe në shpjegimin e historisë. Kushti është që ai në asnjë mënyrë të mos lidhet me kombin bullgar dhe të quhet bullgar. Mirëpo, dokumentet historike janë tepër të qarta. Madje Goce Dellçev është një nga personalitetet më mirë të dokumentuara në to. Në dokumentet e shumta ka si dokumente bullgare ashtu edhe shkresa të burimeve të huaja diplomatike – angleze, franceze, turke, greke. Në to kudo është i pranishëm i njëjti përkufizim i Goce Dellçevit – “bullgar”, “apostull bullgar”, “vojvodë bullgar”.  Ka dokumente nga të cilat shihet se vet ai caktohej bullgar.

Kështu që cilat janë argumentet e pretendimeve për identitetin maqedonas të këtij revolucionari? Sipas doktorit Georgi Georgiev, “tekstualisht asnjë”, por çështja është thelbësore “për nga ashpërsia e vet politike, jo shkencore”. Megjithëqë nuk angazhohet me parashikime, doktori Georgiev tha se është “pesimist i matur” për punën e ardhshme të komisionit të përbashkët të çështjeve historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Çdo komision i tillë ka vend për të ekzistuar të paktën sepse e ndihmon dialogun. Ai bëhet i panevojshëm kur ky dialog hyn në amulli. Goce Dellçev është pengesa e parë. Puna mund të lehtësohet në se Shkupi është në gjendje të pranojë në njëfarë mënyre të vërtetën e dokumentuar historike, e cila është se bëhet fjalë për heronj dhe aktivistë bullgarë dhe për lëvizjen nacionalçlirimtare bullgare, pjesë e historisë së popullit bullgar. Çfarë është faji i Goce Dellçevit  se para 100 vitesh ai u përcaktua vet si bullgar? Dhe as ne, as ata mund të mos marrin në konsideratë këtë fakt. Nuk themi asgjë më shumë sesa këtë të cilën vet njerëzit e kanë thënë për veten para aq shumë kohe, pra se janë bullgarë. Si perceptohen politikanët dhe historianët e sotëm maqedonas është një çështje krejt e ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD