10 janë finalistët në fushatën kombëtare “Iluministi i Vitit”, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Tashmë 7 vjet nëpërmjet votimit caktohen njerëzit, të cilët sot na inspirojnë, krijojnë ndryshimin dhe bëjnë të mira. Juria i zgjodhi finalistët ndër 117 nominime në fushatën e sivjetshme. Tradicionalisht nuk konkurrojnë politikanë, protestues, ose gazetarë.
Votimi i publikut për fituesin është gjatë muajit tetor. Kush është “Iluministi i Vitit 2020” sipas traditës do të shpallet më 1 nëntor – festa e iluministëve bullgarë.
Më shumë hollësi për 10 iluministët mund të lexoni KËTU.Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..