Koleksioni i mbledhur dekada të tëra prej murgjve në muzeun e ish kolegjit francez “Shën Augustin” ndodhet për vizitë në Galerinë Arteve Gigurative në qytetin Stara Zagora deri më datë 20 tetor, informon Agjencia Telegrafike Bullgare. Pjesa më e madhe e krijimeve janë punime mbi bakër, të krijuara në atelietë e Сhаlсоgrаfуе dе Lоuvrе në një periudhë pothuajse 200 vjeçare - që nga shekulli i 13 deri në fillim të shekullit të 20.
Kolegji Francez “Shën Augustin” është krijuar në qytetin Plovdiv nga Urdhri i Etërve më 3 janar 1884. Kongregacioni i tyre është themeluar gjatë vitit 1850 nga ati Emanuell D Allzon /1818-1880/ famullitari i dioqezës në qytetin Nim-në Francë dhe drejtor i kolegjit “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, i cili i jep emrin urdhrit të ri katolik. Urdhri ka uratën e papës Pij IX për misionin arsimor në pjesën lindore të Kontinentit të Vjetër, i cili në atë kohë është një pjesë nga Perandoria Osmane. Përpara Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1863 në qytet hap dyer shkolla katolike “Shën Andreu”. Kështu ky qytet është misioni i parë jashtë kufirit të Urdhrit të Etërve. Pedagogët janë murgj, të cilët kanë kryer studimet e tyre në shkolla të njohura në perëndim, në Sorbonën e Parisit, në Universitetin Gregorian në Romë. Dhjetëra janë emrat e njohur nga arti dhe biznesi, të cilët marrin diploma këtu. Piktori Canko Llavrenov, mjeshtri drejtues i famshëm i bandave Gjeorgji Shagunov dhe veprimtari shoqëror emigrant Petër Uvaliev. Kolegji “Shën Augustin” është i mbyllur më 1 shtator 1948. Murgjit të cilët janë të huaj janë dëbuar, kurse bullgarët janë të futur në kampin në Belene.
Ekspozita “Imazhi i Mjeshtrit” kushtuar 140-vjetorit të lindjes së klasikut të artit bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri (1882-1960) do të hapet në orën 18.00 të 19 majit në Galerinë Kombëtare “Kuadrati 500”. Në ngjarje do të marrin pjesë..
Instituti Kulturor Bullgar në kryeqytetin francez shënon Ditën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare 24 maj me shtatë ditë kushtuar librit bullgar. Nga data 18 deri më 25 maj do të prezantohen mbi 100 tituj nga autorë bashkëkohorë bullgarë , botuar..
Për vit të 18 të radhës institucionet kulturore bullgare aderohen ndaj iniciativës evropiane “Nata e Muzeve” më 14 maj. Ideja për këtë ngjarje lindi gjatë vitit 2005 në Francë, nën patronazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës..