Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leandro Matias Ponse - ose si një argjentinas hyn në një takt me ritmet bullgare

4
Foto: arkiv personal

Leandro Matias Ponse është një argjentinas i vërtetë. Ai është rritur në qytetin Beriso, në provincën Buenos Ajros. Studion arkitekturë, i drejtuar nga ëndrra e tij qënjë ditë godinat e tij ta bëjnë qytetin e tij të lindjes edhe më të bukur dhe tërheqës. Por, ka diçka tjetër shumë më speciale tek ky djalosh simpatik me një buzëqeshje e cila të bën për vete - zemra e tij rrah në ritmin e muzikës popullore bullgare, kurse vallet popullore bullgare janë pasioni i tij më i madh.

“Vallet tuaja janë shumë origjinale. Jam i befasuar dhe nga larmia e tyre e madhe në një territor të vogël. Çdo një regjion i ka veshjet e veta karakteristike, qëndisjet, vallëzimet. Regjioni im i dashur dhe i preferuar është shoplluku. Më pëlqen dinamika dhe forca e valleve shope, ritmi i tyre i shpejt, hapat...”

Përpara 18 vjetëve, kur është vetëm 10 vjeç, Leandro është i mahnitur nga bukuria e valles bullgare dhe nga veshjet folklorike. Atëherë një shoqe e tij e afërt e afron me bashkësinë bullgare në Beriso dhe me shoqërinë kulturore lokale.

“Ivan Vazov” është një nga shoqëritë më të vjetra kulturore të bullgarëve në Argjentinë. Sivjet festojmë 65 vjet nga krijimi i saj”, thekson Leandro.

Dashuria e tij ndaj valles bullgare e bën pjesëmarrës në ansamblin për valle popullore “Sedjanka” në qytetin e tij të lindjes. Diçka më shumë, gjatë vitit 2009 bullgarët i japin rolin e drejtuesit të seksionit për adoleshentë. Ja se çfarë na tregoi ai për punën e vet mbiu repertorin ai:

“Kur i punoj vallëzimet, unë mbështetem tek ajo të cilën më kanë mësuar njerëzit në bashkësinë bullgare. Po kështu shikoj video të shumta me valle popullore bullgare në Internet. Mundohem t’i rikrijoj maksimalisht afër me origjinalin, kurse pas kësaj i punojmë me ansamblin. Orientiri im janë ansamblet si “Filip Kutev”, Bëllgare”, “Çinari”; “Pirin” e të tjera. Grupi ynë mblidhet gjatë ditëve të pushimit - çdo të shtunë luajmë nga 4 orë. Kurse kur kemi pjesëmarrje, gjejmë kohë dhe për trajnime gjatë javës”.

Leandro thotë se ditët më të rëndësishme nga kalendari i ansamblit janë 3 marsi, 24 maji dhe 14 gushti, kur është përvjetori i krijimit të shoqatës “Ivan Vazov”. “Sedjanka” përfshihet po kështu dhe në ngjarjet e ndryshme vendase. Për çdo një prej tyre përgatit repertor të ndryshëm me kostume popullore të ndryshme.

“Beriso është një kryeqytet provincial i emigracionit. Këtu janë vendosur mbi 20 komunitete nga vendet e ndryshme. Çdo vit organizohet një festival i madh i cili vazhdon një muaj. Çdo fundjave komunitetet e ndryshme prezantohen me vallet e veta, me kostumet dhe gjellët tradicionale. Përmes pjesëmarrjeve të veta në këtë festival popullarizojmë  vallet popullore dhe kulturën bullgare”.

Leandro tregon se shumë bullgarë janë vendosur në Beriso gjatë viteve 20 dhe 30 të shekullit të 20, të tërhequr nga mundësitë për punë. Sot, komuniteti bullgar bashkon nipërit dhe stërnipërit e tyre.

Në fund të bisedës sonë Leandro Matias Ponse na drejtoi ftesë: “Mirë se vini në Argjentinë, në mënyrë që, jo vetëm të njiheni me bullgarët në Beriso, por dhe me të gjithë bashkësinë bullgaro-argjentinase këtu. Ajo me të vërtetë është e shkëlqyer - si kudo nëpër botë. Dhe, kuptohet, të mund të njihni vendin tonë”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD