Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Drejtësi për çdonjërin” këmbëngul për reforma radikale gjyqësore

| rinovuar më 20-09-30 8.52.PD
Foto: BGNES

Për këtë mbrëmje është planifikuar demonstrata e 84 antiqeveritare në kryeqytet. Nga iniciativa “Drejtësi për çdonjërin” do të protestojnë para Pallatit Gjyqësor në Sofje me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për një reformë radikale gjyqësore.

Protesta e djeshme e 83 në kryeqytet kaloi qetë. Pjesëmarrësit zhvilluan procesionin tradicional nga sheshi “Nezavisimost” /Pavarësia/ deri në Orllov Most /Ura e Shqiponjave/ duke thërritur “Dorëheqje” dhe “Kriminelët jashtë”.
Në përgjigje të deklaratës së liderit të DPS-së Mustafa Karadajë nga “Trioja e Helmuar” – që janë nga organizatorët e protestave, deklaruan se protestuesit nuk e konsiderojnë DPS-në si parti opozitare.
Bullgarët që banojnë në Vendet e Ulëta kanë në plan ta përkrahin nga Haga “Kryengritjen e Katërt të Madhe Popullore" të planifikuar për datën 3 tetor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD